Ambasadorja e re e SHBA/ Meta pranon letrat kredenciale të Yuri Kim

Presidenti Ilir Meta pasi ka pritur ambasadoren Yuri Kim në presidencë ka pranuar letrat kredenciale të saj.

“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim’, shkruan ai në facebook.

“SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi.Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, thotë Meta më tej.