Sot në Shkodër janë kontrolluar banesat e atyre që dyshohet se janë organizatorët e rrëmbimit dhe vrasësit e Jak Prengës.
Por më kryesori siç raportin Anila Hoxha është Gentian Doci , ku në disa disa përgjime telefonike, edhe nga autoritet britanike është zbuluar një komunikim i tij me të vëllanë e viktimës, Astritin.
Ky e fundit e pyet “ku e kam vëllanë”, dhe ai i thotë “ e di shumë mirë ku e kë vëllanë, se më ke prekur mallin”.
E gjithë kjo bisedë erdhi pasi vëllai i Jak Prengës, Astriti nuk kishte dorëzuar te organizata sasinë prej 280 kg të kokainës.
Ndërkohë janë edhe tre persona të tjerë në kërkim nga Shkodra, po që për arsye hetimore identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por që janë personazhe mjaft të njohur në botën e krimit.
Ndërkohë që policisë së shtetit i është kërkuar bashkëpunim me palën britanike për zbardhjen e plotë ngjarjes.
Një tjetër pikë “e nxehtë” në këtë çështje janë edhe kamerat e sigurisë. Në resortin në Shijak policia ka vëzhguar me dron, dhe ka ndjekur veprimet, por nuk shpjegohet pse policia nuk ia ka dalë mbanë të bllokojë furgonin ku ishte trupi, që u transportua me qese të zeza.


