Policia jep detajet e para për gjetjen e biznesmenit Murat Duriçi në një kanal në Bulqizë gjatë mbrëmjes së sotme.
Blutë bëjnë me dije se 53-vjeçari u hodh në kanal nga shoferi 45-vjeçar i një furgoni me inicale M.C. Shoferi e ka përplasur biznesmenin reth orës 21:00 dhe është larguar nga vendngjarje, por ende nuk dihet nëse përplasja ka qenë e qëllimshme.
Biznesmeni ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Tiranës, pasi u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore nga kalimtarët.
Nga ana tjetër, shoferi pas aksidentit ka braktisur automjetin tip “Ford”, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por ka rënë në prangat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë polica është duke marrë në pyetje personat që kanë gjetur trupin dhe banorët e zonës, pasi raportohet se në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie./ CNA.al


