Dy persona janë arrestuar nga policia, pas ngjarjes së mesditës së sotme në Shkodër, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke përhapur panik tek qytetarët. Burime për Mapo.al bëjnë me dije se në prangat e policisë kanë përfunduar Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të dy personave të prangosur me T.Ahmetin. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:00 në Parrucë.
Debati mes tyre ka qenë i çastit duke i thënë njëri-tjetrit ‘pse më pe ashtu’. Bëhet me dije se ata janë ulur nga mjetet dhe mes tyre ka nisur debate derisa është dëgjuar një e shtënë që ka trembur qytetarët që po kalonin sepse ngjarja ndodhi në lagjen “Parrucë” në qendër të qytetit.
Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat me dy të rinjtë e tjerë të cilët janë arrestuar nga policia e Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 12.02.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet. Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit


