Meta thirrje popullit: Më 2 mars dilni në bulevard kundër grushtit të shtetit

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje popullit që më 2 mars të dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit. Nuk dihet ende formati i protestës, por Presidenti theksoi se ata që i dërgojnë mesazhe në What’s up, më 2 mars të porositin poture të gjera.

Biseda:

Gazetarja: Zoti presidenti ju tha disa herë gjymëparlamentin/ Pse nuk e shpërdanni atë meqe e quani gjymsë parlament? Kemi ju emra konkretë për këtë grushtin e shtetit.

Meta: Pjesëmarrje në këtë grusht shteti është qeveria, ai është një parlament jo kushtetues. Çdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Veprimet e presidentit do të jenë në mbrotje të Kushtetutës. Nëse kjo godinë është sot një kështjellë e mbrotjes së Kushtetutës, nga data 2 mars kur do të vendoset dekreti i parë i grushtit të shtetit, pikërisht para popullit shqiptar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera. Ne në 2 mars pasdite ju presim të gjithëve në bulevardin Dëshmorët “e Kombit”. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në What’s up të porositin poture të gjera.

vijon…