Meta: S’po gjejmë ku është realizuar betimi i Arta Vorpsit, as ‘Venecia’ s’e ka gjetur

Kreu i shtetit u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka thyer rolin e presidentit, duke thejksuar sërish se akti i betimit bëhet vetëm para presidentit.

Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij është shprehur se ligji qëndron në zbatim të Kushtetutës dhe jo në përdhunim të saj. Kreu i shtetit u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka thyer rolin e presidentit, duke theksuar sërish se akti i betimit bëhet vetëm para presidentit. Ai tha se nuk po gjendet akti se si është realizuar betimi në fletoren zyrtare për Arta Vorpsin.

“Ligji është në zbatim të kushtetutës jo në përdhunim të saj.Akti i betimit duhet të bëhet vetëm para presdentit. Kjo ndryshe shmang një kompetencë të presidentit sipas Helsinkit. Akti i betimit s’mund të jetë formal, duhet të kemi konsideratë për presidentin. Vetë GJK ka thyer rolin e rëndësishëm të presidentit të Shqipërisë. Ne çuditemi kur ka një rast që parlamenti respekton ligjin. Kemi një problem të madh, nuk po gjejmë dot aktin se ku është realizuar betimi në fletoren zyrtare për Arta Vorpsin. Ky është një shqetësim, sepse parlamenti ka thirrur Venecian, por as ata nuk e kanë gjetur. Ne duhet të kemi një kopje në dorë”, u shpreh Meta.