Ilir Meta: Rama përgjegjësi për grushtin e shtetit, betimi i gjyqtarëve bëhet vetëm tek Presidenti

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediet ka publikuar sipas tij, provat e grushit të shtetit dhe tha përgjegjësi kryesor është Edi Rama. Ai theksoi se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të betohen vetëm tek Presidenti.

“Dokumente të reja për Gjykatën Kushtetuese. Dokumentet që do ju japim juve, pra e kanë marrë nga Don Doni, një provë tjetër që Rama është përgjegjësi i këtij puç shtetit. Ai është përgjegjësi i parë. Së dyti gjymë parlamenti, që shqyet për gënjeshtra dhe mashtrime, për të bërë ceremonitë e betimit, buzë lanës, ka marrë aprovimin e një sërë insticucionesh. Të gjitha këto që u bëmë të ditur herën e kaluar, tregojnë hap pas hapit se Dvorani nuk ka marrë asnjë vendim të tillë. Dele deputetët dhunojnë popullin shqiptar. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të betohen vetëm tek Presidenti. ”, u shpreh Meta.

Debati për shpërndarjen e Parlamentit ka nisur që pas djegies së mandateve nga opozita dhe mos plotësimin e numrit të deputetëve nga listat vijuese. Kuvendi sot numëron 122 deputetë nga 140 që caktohet në bazë të Kushtetuutës. Për këtë gjë Meta është pyetur shumë herë, por ka deklaruar se ai do veprojë në kohën e duhur dhe do respektojë Kushtetutën, duke mos dhënë një përgjigje të prerë. Nga ana tjetër përplasjet mes Presidencës dhe maxhorancës janë përshkallëzuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta dje ka paralajmëruar se është i përgatitur për çdo skenar dhe do mbrojë Kushtetutën.