Frika nga koronavirusi, mbyllet shkolla e parë në Shqipëri

Bëhet fjalë për shkollën “Udha e shkronjave” e cila në njoftimin e saj thotë se nuk ka asnjë informacion konfidencial, por e mori këtë vendim si një masë parandaluese të koronavirusit.

Pas përhapjes së koronavirusit në shtetin fqinj, Itali, një shkollë jopublike në Tiranë ka vendosur të mbyllet për të paktën 2 javë.

Bëhet fjalë për shkollën “Udha e shkronjave” e cila në njoftimin e saj thotë se nuk ka asnjë informacion konfidencial, por e mori këtë vendim si një masë parandaluese të koronavirusit.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, shkruhet në njoftimin e shkollës “Udha e shkronjave”, thuhet në njoftimin e shkollës./CNA.al