Bllokohet autobusi me pasagjerët italianë në Lion të Francës: Shoferi kollitej fort

Një prej pasagjerëve ka telefonuar policinë duke raportuar se shoferi kishte vepruar çuditshëm, duke u kollitur fortë.

Koronavirusi ka përfshirë prej të premtes edhe Italinë ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 6 dhe të infektuarit shtohen nga ora në orë.

Mediat e huaja kanë shkruar edhe për një rast që ka ndodhur në Lion të Francës ku në një autobus i cili ishte nisur me pasagjerë nga veriu Italisë, qytetarët kishin pasur probleme me shoferin i cili nuk kishte ndaluar së kollituri.

Një prej pasagjerëve ka telefonuar policinë duke raportuar se shoferi kishte vepruar çuditshëm, duke u kollitur fort.

Për këtë shkak qytetarët kanë janë shqetësuar dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë franceze, ku kanë bllokuar autobuzin dhe kanë kryer kontrollet e nevojshme ndaj pasagjerëve italianë.

Nga ana tjetër, paraditen e kësaj të hëne autoritetet e ishullit Mauritius kanë bllokuar një avion të linjës së Alitalia-s me rreth 300 pasagjerë në bord, duke iu kërkuar që të futen në karantinë ose të ktheheshin në Itali.