Propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor

Njihuni me propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor, duke filluar nga testi i “idiotit”

Në Konferencën e Nivelit të Lartë “Siguria Rrugore 2020” ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se në ndryshimet e reja në kodin e ri rrugor do të parashikohen masa të forta kundër përdorimit të mjeteve që shkaktojnë shpërqendrim, sidomos të celularëve.

“Ndryshime të rëndësishme parashikohet të propozohen për rritjen e kërkesave për cilësinë e lejeve të drejtimit, sidomos për rimarrjen e tyre, për futjen e testeve psikologjike për shkelësit përsëritës etj”, tha Lleshaj.

“Modernizmi, pajisja dhe profesionalizimi i thellë i policisë rrugore dhe i strukturave të tjera të rendit dhe sigurisë publike është një parakusht i rëndësishëm”, tha Lleshaj më tej, raporton Top Channel.

Ndërkohë më poshtë keni disa nga propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor.