Vrau gruan në Durrës, burri shfaqet i penduar: Kishim borxhe…

Vrau gruan e tij në Durrës/ Ruzhdi Tosuni me lot në sy para gjykatës: Nuk duhet të kisha mbërritur këtu, shkak ishin borxhet

Ruzhdi Tosuni, i cili vrau pak ditë më parë gruan e tij në brenda dyqanit të metrazheve në Durrës, Hajdije Tasunin, sot para togave të zeza ka deklaruar se ngjarja ndodhi pas një sherri të çastit. Ai u shpreh se shkak i sherrit me gruan e tij kanë qenë borxhet që ata kishin.

“Ishte një sherr i çastit, pas zënkave të vazhdueshme  për shkak të borxheve që kishim, i kërkoj falje fëmijëve të mi. Nuk duhet të kisha mbërritur këtu”, u shpreh Ruzhdi Tasuni.

Krimi i rëndë ka ndodhi më 26 shkurt në qytetin e Durrësit, ku Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, qëlloi me metrin e metrazheve disa herë në kokë, të shoqen Hajdie Tosuni, 59 vjeçe. Kjo e fundit humbi menjëherë jetën./Dosja.al