Policia e Shtetit ka arrestuar gjatë ditës së hënë një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogës, i cili u zhvillua njëkohësisht në disa shtete të Europës.
Gjatë finalizimit të operacioni “Kitchen” në Shqipëri u arrestuar 33-vjeçari P.H. banues në Peqin, si dhe u shpall në kërkim J.S. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim nga gjykata e Brescia në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar një operacion i përbashkët mes policive të Italisë, Belgjikës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës, transmeton A2news.
Hetimi ka filluar ndaj një grupi të strukturuar marokenësh dhe italianësh që trafikonin hashash nga Maroku, e më pas janë zbuluar edhe elementë të një grupi kriminal me origjinë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda, duke furnizuar tregun në Italinë e Veriut e saktësisht në zonën e Brescias.
Gjatë operacionit janë ekzekutuar gjithsej 35 urdhra arresti të lëshuara nga autoriteti gjyqësor i Brescias, Itali, nga këta 27 janë arrestuar, ndërsa 8 janë shpallur në kërkim. Hetimi ka zbuluar 4 shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetase rumune që i përkisnin të njëjtit grup kriminal.



