Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4-5 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 12ºC.



