Suedi , arrestohet i dyshuari i vrasjes së prindërve në Prizren

Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e prindërve në Prizren...

Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e prindërve në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren, raporton Top Channel.

“Prokuroria njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen ‘Ortakoll’ në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren. Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.