Erdoğan pret që pas vizitës së tij në Rusi të sigurohet armëpushim në Siri

Presidenti Erdoğan, në lidhje me pritjen ndaj vizitës së tij në Rusi që do ta realizojë nesër, tha se është "të sigurohet armëpushimi i shpejt në rajon"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me pritjen ndaj vizitës së tij në Rusi që do ta realizojë nesër, tha se është “të sigurohet armëpushimi i shpejt në rajon”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan pas takimit të grupit parlamentar të partisë së tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhvillimet e fundit.

Në lidhje me pyetjen “A ka ndonjë ofertë të re nga Rusia për Turqinë para vizitës?”, ai u përgjigj duke thënë: “Tani nuk mund të ketë ndonjë ofertë. Ta zhvillojmë vizitën. Pas vizitës, atje me Putinin me siguri do të bëjmë një konferencë për media”.

Ndërsa në pyetjen në lidhje me deklaratat e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Sirinë, James Jeffrey, se “dëshirojnë të japin municione”, presidenti turk tha se “Unë ia përcolla kërkesat tona të këtilla, z. Trumpit”.

“Të sigurohet armëpushim i shpejt në rajon”, tha Erdoğan në lidhje me vizitën e tij që do ta realizojë nesër në Rusi