Helmimi në shkollë, flet mjeku i spitalit të Fierit: 14 nxënësit e mbetur mund të rrinë edhe një ose dy orë

Dhjetëra nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme “Janaq Kilica” në Fier u dërguan sot me urgjencë në spital, si pasojë e problemeve në rrugët e frymëmarrjes.

Teksa aktualisht, dyshimet janë për spërkatje me “gaz piper” në brendësi të ambienteve të shkollës, mjeku i spitalit të qytetit dha një deklaratë për mediat.

“Nxënësit kishin acarim në rrugët e frymëmarrjes. Simptomat që shfaqën ishin jo alarmante. 14 nxënësit e mbetur mund të rrinë një ose dy orë në spital. Nxënësit duhet të qetësohen nga ana emocionale. Janë me oksigjenim të mirë, ritëm dhe tension  të mirë, por kanë një shqetësim me anën psikoemocionale”, u shpreh mjeku.