Një i ri shqiptar u ndalua nga karabinierët pasi plagosi me armë një person. Ngjarja ndodhi në Fiuggi në zonën e Lazio-s. Shkak i kësaj ngjarjeje ishte një konflikt mes të dyve që kishte të bënte me punën.
Sipas mediave italiane konflikti nisi pas refuzimit për ta marrë në punë shqiptarin. Ky i fundit, me konfliktin që u përshkallëzua nxori armën dhe e qëlloi në këmbë italianin, transmeton gazeta Shqip.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që i arrestuari ndodhet në qeli, në pritje për të dalë përpara gjykatës italiane.



