Pamje të rralla të familjes Jashari mbi një muaj para sulmit nga forcat serbe (VIDEO)

Në këtë video tregohen pamjet e rralla të familjes Jashari, e regjistruar vetëm pak muaj para se të sulmoheshin nga forcat serbe.

Datat 5, 6 dhe 7 mars janë të veçanta pasi shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këto ditë të shënuara, ka ndodhur sulmi i tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës në vitin 1998, të cilat shënojnë edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Në viedon më poshtë shfaqen pamjet  që janë regjistruar  më 27 janar të 1998-s, mbi një muaj  muaj para sulmit që ju bë familjes Jashari.

Në këtë video vihen re vrimat e plumbave nga sulmet paraprake të forcave paramilitare serbe kundër familjes legjendare të Jasharëve.

Gjithashtu në video shihet edhe Hamza Jashari, i cili flet për represionin e Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës.