“Janë testuar 114 rate te dyshuar, 10 pozitive, dy të cilët ishin në Itali, 6 në kontakt me të sëmurët dhe dy raste të reja që nuk kanë lidhje me ta. Ata kanë histori udhëtimi në Milano. Njëri nga të infektuarit ndodhen në spitalin e Durrësit.
Masat që po marrim është karantinimi i detyrueshëm”, tha zëvëndes ministrja Rakacolli.
Rakacolli tha se e mira është që të shmangen lëvizjet e panevojshme, grumbullimet, kafenetë e mbipopulluari.
“ Ka një panik dhe sjellje neglizhimi. Qytetarët të zbatojnë më rigorozitet rregullat e higjienës”, tha ajo.



