Basha presion qeverisë: Shtoni fondet, dihen paisje që nxjerrin më shpejt rezuëtatet!

Basha thirrje qeverisë: Shtoni fondet, merrni pajisje që përshpejtojnë rezultatet

Kreu i PD-Lulzim Basha në konferencën e tij për shtyp ka thënë se shteti duhet të shtojë buxhetin për shëndetësinë.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjes tragjike sot, ku humbëm një jetë nga koronavirusi, raporton Top Channel.

Shtimi i rasteve tregon se duhet të rrisim vigjilencën.

Nëse nuk pajisemi siç duhet si do e parandalojmë situatën.

Është e mundshme tanimë që të merren aparatura që e shkurtojnë kohën në 45 minuta prandaj i bëj thirrje qeverisë që ti marrë ato, sepse do mundësonte trajtimin në kohë të çështjes.

Jam i bindur se me fondet e mjaftueshme Shqipëria mund të marrë masat e duhura, fondet e tanishme nuk mjaftojnë, kjo është thirrja ime.

Me propagandë nuk luftohet kjo gjë”, tha Basha.