Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, në vend priten reshje të dobëta në veri dhe lindje të vendit.
Sa i përket temperaturave, ato minimale dhe maksimale në bregdet pritet të variojnë nga: 10 / 18 °C. Në vendet e ulëta: 8 /19 °C, ndërsa në vendet malore: 7 / 18 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Megjithatë të gjithë qytetarët janë të izoluar në banesat e tyre për shkak të koronavirusit, i cili deri më tani ka prekur 33 persona dhe ka marrë jetën e një të moshuare.



