Autobusi me 38 persona ndalohet në Kakavijë, kryejnë testin për koronavirus

Ai është shoqëruar nga përfaqësues të policisë rrugore, pasi të gjithë personat do të karantinohen në mënyrë të detyrueshme për të paktën 14 ditë.

Një autobus me 38 persona i nisur nga Kreta nuk është lejuar të kalojë në pikën kufitare të Kakavijës, rreth orën 14:00 të pasdites së sotme.

36 udhëtarët dhe 2 shoferët janë kontrolluar nga mjekët dhe janë skeduar dhe fatmirësisht kanë rezultuar të pastër.

Pasagjerët nga Tirana, Durrësi, Lushnja, Fieri pretendonin se nuk e dinin urdhërin e ndalimit.

Autobusi u lejua të kalojë pasi në të kishte edhe fëmijë, e të moshuar, transmeton Express.

Ai është shoqëruar nga përfaqësues të policisë rrugore, pasi të gjithë personat do të karantinohen në mënyrë të detyrueshme për të paktën 14 ditë.

Në të gjithë rrethin e Gjirokastrës ka rreth 60 persona të izoluar përgjatë periudhës së provës së karantinimit.