Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humbin jetën 3 persona, 1 në gjendje kritike

Ajo që raportohet është se të 4 personat mësohet se janë nga Fushë-Kruja. 

Ndërkohë që vendi është në shtet-rrethim për shkak të Koronavirusit, një aksident me përmasa tragjike në njerëz është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Sapo kanë mbërritur në vendngjarje autoambulancat e Laçit dhe të Krujës të cilët kanë marrë 3 persona pajetë.

Ndërkohë që është 1 person tjetër në gjendje të kritike për jetën është transportuar për në Spitalin e Traumës por siç raporton gazetari Ahmet Zani edhe i riu i 4-t dyshohet se ka humbur jetën por që gjithsesi duhet të konfirmohet nga burimet zyrtare.

Rrethanat me të cilat ka ndodhur ky aksident tragjik janë ende të paqarta.

Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga ABC News,  makina tip Audi AA 848 ZZ është përplasur me një kamion me targa të Kosovës.

Ajo që raportohet është se të 4 personat mësohet se janë nga Fushë-Kruja.