Greqi/ Preket nga koronavirusi një fëmijë shqiptar vetëm 7 muajsh e gjysëm

Një fëmijë shqiptar 7 muajsh e gjysëm u diagnostikua me covid 19 në ishullin e Rodosit në detin Egje, rasti i parë në ishull.

Mësohet se familja shqiptare jeton në fshatin Arkangjelos të ishullit.

Ata ishin kthyer para 12 ditësh nga Italia.

Fëmija kishte pasur temperaturë,dhe ishte dërguar në spitalin e Rodosit për ekzaminim. Atje mjekët konfirmuan se bebja ishte prekur nga virusi,dhe e shtruan në një dhomë të posaçme të këtij spitali.

Ndërkohë,familjarët dhe mjekët e spitalit që patën kontakte me fëmijën,janë futur në karantinë.

Gjendja e fëmijës për momentin është e mirë dhe reagon mire ndaj kurave që po i injektohen