Dalin analizat e stafit mjekësor në Lezhë, që dyshoheshin për Covid-19

Kujtojmë se pak ditë më parë në Lezhë rezultoi pozitiv me koronavirus një infermiere e spitalit, e moshës 54 vjeçare.

Një lajm i mirë vjen këtë të premte nga spitali i Lezhës, ku kanë dalë analizat e stafit mjekësor i cili dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.

Personeli mjekësor ka rezultuar negativ në teste.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Lezhë rezultoi pozitiv me koronavirus një infermiere e spitalit, e moshës 54 vjeçare. Rrjedhimisht një numër i lartë i mjekëve dhe stafik u vetëkarantinuan pasi kishin patur kontakt me infermieren në fjalë

Lajmin e ka përcjellë  shoqata e infermierëve në Lezhë

“Lajm i mirë për të gjithë personelin e spitalit Lezhë, që rezultoi negativ në testin e bërë për Covid-19. Zoti ju ruajt dhe mirënjohje pafund për punën tuaj humane dhe me vlera jetësore. Kam ndjerë këto dy ditë çdo shqetësim tuajin në mesazhet që më keni bërë, e s’mundem dot pa gëzuar për secilin prej jush si të isha dhe unë në mesin tuaj”