Kavajë, arrestohen dy persona për vjedhje dhe thyerje banesash

Dy persona janë venë në pranga në një operacion policor të zhvilluar në Kavajë, pasi ishin ishin shpallur në kërkim.

Në pranga është vënë 28-vjeçari Erlis Leçini si bashkautori i vjedhjes së banesës me dhunë në fshatin Rrakull dhe i katër vjedhjeve të tjera me thyerje. Një muaj më parë  ishte arrestuar edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve.

Po gjatë operacionit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari Klodian Kaçaj, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje.

Gjate operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga sendet e vjedhura në këto banesa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al