Kosovë, dy punonjës burgu me Covid-19, kërkohet testimi i të burgosurve

Kosovë/ Rezultojnë pozitivë dy punonjës bùrgu, kërkohet testimi i të bùrgosurve...

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Bùrgjeve, IKSHPK ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Parabùrgimit në Mitrovicë, ku kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë korrektues.

Ata ndërkohë janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë, raporton Top Channel.

Pas gjithë kësaj, edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të bùrgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Bùrgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të bùrgosurve të kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënë kontrolle dhe nuk ka nevojë për panìk.