Një tigër ka rezultuar me koronavirus. Kafsha e egër, e cila ndodhet në kopshtin zoologjik Bronx të New York City është bërë kafsha e parë në SHBA, e cila është infektuar nga koronavirusi.
Tigëresha malajane 4-vjeçare, e quajtur Nadia, duket se nuk është e vetmja pasi dyshohen sit ë infektuar edhe tre tigra të tjerë dhe katër luanë, të cilët kanë kollë të thatë. Megjithatë ata nuk janë testuar ende, në mënyrë që të fillojnë me mjekimet.
Ky është një rast i ri për shkencën, pasi ekspertët në Kinë thanë se kafshët nuk mund të prekeshin nga koronavirusi, por mesa duket njerëzit kanë filluar që të infektojnë edhe kafshët, duke dëshmuar edhe njëherë aftësinë e jashtëzakonshme të përshtatjes së pandemisë globale.


