Ata nuk kanë dokumentacion që autorizon hyrjen dhe ju është kërkuar të kthehen pas. Shumë persona të tjerë kryesisht të rinj po përdorin kalimet e klandestinëve për të hyrë në Shqipëri.
Ata që pikasen nga policia gjobiten me 10 mijë lekë dhe lihen të lirë.
Pika e kalimit kufitar të Kakavijës u mbyll për mediat që prej ditës së djeshme me argumentin se kufiri është i mbyllur.
Kjo është hera e parë që vendosen barriera edhe për raportimin. Gjithashtu mungon plotësisht informacioni zyrtar mbi situatën.


