Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04ºC në 16ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 24ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 25ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 16ºC dhe në zonat e ulëta nga 07ºC në 19ºC.



