Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus mbajti një konferencë të shkurtër për shtyp rreth situatës më të fundit nga pandemia e koronavirusit.
Ghebreyesus deklaron se të dhënat e mbledhura nga vende të ndryshme tashmë kanë krijuar një bazë informacioni rreth mënyrës si përhapet koronavirusi, si parandalohet dhe mënyra si sillet ai.
Sipas kreut të OBSH-së, vdekshmëria nga ky virus është rreth 10 herë më e madhe nga gripi i vitit 2009, transmeton A2News.
“Provat që vijnë nga vende të ndryshme po na japin një kuadër të qartë rreth këtij virusi, si sillet ai, si ta ndalojmë dhe si ta trajtojmë. E dimë tashmë që Covid-19 përhapet me shpejtësi dhe është 10 herë më vdekjeprurës se virusi që shkaktoi gripin e vitit 2009”, shpjegoi Ghebreyesus.



