Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Tiranë. Janë infektuar edhe 5 anëtarë të një familje në fshatin Petrelë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se përveç personave që kanë pasur kontakt me ta, janë testuar edhe punonjës të uniformave blu dhe komshinj të tyre.
Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 494. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja, pas testimit të 252 personave të dyshuar.Ndërsa, numri i viktimave ka shkuar në 25. Betejën me COVID-19 e kanë fituar 251 persona.

