Të moshuarit vijojnë që të dalin, gjobiten 629 qytetarë, ndihmon edhe droni

Karantina vazhdon të thyhet...

Karantina vazhdon të thyhet. Me zgjatjen e fashës së orarit, ndëshkimet janë më të mëdha në numër, krahasuar me ditët apo javët e kaluara.

Në 24 orët e fundit janë gjobitur 629 qytetarë, qoftë në këmbë apo me biçikletë. Nga këta 80 janë konstatuar në shkelje të rregullave, nëpërmjet dronëve, raporton Top Channel.

Kryesisht moshat që ndëshkohen pasi thyejnë orarin e liri daljes janë nga 20-50 vjeç, ndërsa për pensionistët, policia ka zgjedhur të mos aplikojë ndëshkime, por t’i këshillojë ata për t’u kthyer në shtëpi.

Grupmosha e tretë, janë kategoria e cila çdo ditë vijon që të thyejë karantinën.
Kryesisht dalin nëpër zonat periferike të Tiranës, ku një pjesë e tyre shkojnë në farmaci apo për të bërë pazare, ndërsa një pjesë tjetër dalin për faktin se janë mërzitur duke qëndruar mbyllur në shtëpi.