Kosova është një prej vendeve ku po rritet dita dirtës nurmi i të infektuarëve dhe viktimave si shkak i koronavirusit. Ndërkohë që ditën e djshme u infektuan 34 persona ku 17 prej tyre ishin anëtarë të stafit të një klinike private, lajm i mirë është se është shëruar edhe një vajzë 5-vjeçare nga Vitia.
Lajmi është bërë me dije nga infektologu Valbon Krasniqi, i cili tha se mes atyre që kanë lënë ditën e djeshme Klinikën Infektive është edhe një 5-vjeçare që u shërua nga koronavirusi.
“Nga klinika kanë dalë 2 të shëruar nga koronavirusi; një ndër këta persona është vajza pesëvjeçare nga Vitia. Këto ditë ne e kemi pasë pesevjeçaren si pacienten më të re, dje ka bërë testin e parë ku doli negativ po ashtu edhe sot kur përfundoi testin e dytë doli negativ që i bie se është shëruar”– tha ai.
Ndërsa sa i përket një rasti të një gruaje shtatzënë që është e shtruar në Klinikën e Infektive, Krasniqi ka thënë se gjendja e saj është stabile.
“Shtatzëna e shtrirë është në gjendje të mirë shëndetësore, ajo është çdo herë në konsulta edhe me gjinekologun. Ndërsa, shanset janë minimale që një foshnje të lind i prekur me Covid-19, virusi mund të bartet tek ai pas lindjes nga gjidhënja ose nga kontaktet tjera të nënës me fëmijën.”- ka thënë ai.
Prej përhapjes së koronavirusit në Kosovë e deri më tani numri i të infektuarëve ka shkuar në 669, ndërsa të vdekur janë rregjistruar vetëm 13.


