Sot hyjnë në fuqi masat lehtësuese, qytetarët 2 orë kohë në ditë për të lëvizur, ‘fatlumët’ e zonave të gjelbërta bëjnë përjashtim, rregulli i ri për pensionistët

Shqiptarët nga sot dy orë kohë në ditë për të bërë pazar. Orari i lejuar për të lëvizur do jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites. Qytetarët në zonat e gjelbërta mund të lëivizin brenda kësaj fashe orari pa autorizim. Ndërsa ata që jetojnë në zonat jo të gjelbërta duke të kenë një autorizim për të lëvizur.

Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese për COVID-19. Fasha e orarit për të bërë pazar apo për nevoja të ndryshme tashmë është 2 orë në ditë. Nga sot  çdo qytetar në zonat jo të gjelbërta do të lëvizë për dy orë, me autorizimin e nevojshëm, brenda fashës së orarit të lejuar, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 17:30 të padites. Edhe për ata që lëvizin me makina, vlejnë të njëjtat rregulla, autorizimi dhe dy orë lëvizje. Të gjithë të tjerët, që ju duhet të lëvizin jashtë kësaj ore, do të kenë nevojë për një autorizim të veçantë, që tregon lejen për punën përkatëse, vizitat mjekësore, etj. Leja e mjeteve tashmë merret përmes e-albania.

Ky rregull nuk vlen për qytetarët e zonave të gjelbra të cilët mund të lëvizin, maksimumi të shoqëruar nga një tjetër person, edhe me makinë, pa pasur nevojë për një autorizim brenda fashës së lejuar, nga 09:30 deri 17:30.

Autizimi në këto zona, duhet vetëm për ata persona që e kanë të nevojshme lëvizjen jashtë kësaj fashe, dhe nëse duhet të shkojnë për vizita mjekësore. Të moshuarit e zonave të gjelbra e kanë të gjithë qytetin për vete nga ora 06:00- 08:30 të mëngjesit. Më pas duhet një orë pushim, për t’u lënë lirinë të gjithë qytetarëve të tjerë, në orën 09:30.