“Do të heqim ekspulsin”, arrestohen 42-vjeçari në Tiranë që mashtronte qytetarët si polic, momenti kur u ndalua me 53-vjeçarin: Jemi kolegë!

Sipas njoftimit zyrtar, 42-vjeçari dhe 53-vjeçari janë pikasur pas një operacioni të koduar "Kompetencat", dhe të organizuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Një 42-vjeçar me inicialet J.M., është vënë në pranga, dhe një 53-vjeçar ëhstë proceduar, pasi akuzohen se kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe janë prezantuar si punonjës policie.

Sipas njoftimit zyrtar, 42-vjeçari dhe 53-vjeçari janë pikasur pas një operacioni të koduar “Kompetencat”, dhe të organizuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kompetencat”. Operacioni, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”. Përdornin dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si punonjës policie, në pranga një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompetencat”, arrestoi shtetasin:

– J. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 42-vjeçarit nga Tirana, të identifikuar si Julian Muça, i cili mashtronte qytetarët, duke u shtiruir si efektiv policie. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se Muça, së bashku me ‘kolegun’ e tij, 53-vjeçarin me inicialet P.H., gjurmonin qytetarë që kishin ekspuls dhe nuk lejoheshin të shkelnin në vendet evropian, dhe u premtonin se do t’ja hiqinin atë. “Do ta heqim. Jemi policë, dhe do ndërhyrjmë që ta heqim,”– mësohet se deklaronin ata para qytetarëve. Mirëpo, mashtimi i nisur nga dy të pikasurit, nuk është ndlur as ditën e sotme, kur grupi i forcave “Shqiponja”, ka shkuar për t’u bënë prangat. “Jemi kolegë,”- kanë thënë ata, duke treguar edhe dokumentin e falsifikuar por që këtë herë nuk funksionoi.