Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në seancë nuk ndodhet ish-ministri, por vetëm avokati i tij Maks Haxhia, dhe avokati që mbron ish-oficerin Jaeld Cela. Pala mbrojtëse e ish-oficerit ka kërkuar që të përjashtohen nga gjykimi treshja gjykuese, pasi kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura. Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Drini janë gjyqtarët që gjykojnë çështjen e Celës dhe Tahirit.
Saimir Tahiri u dënua nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me 3 vite 4 muaj shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi



