LAJM I FUNDIT/ Plagosja e punonjësit të burgut të Peqinit, arrestohet autori i dytë

Punonjësit i burgut të Peqinit, Idajet Paja, 41 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga jashtë teksa ai ndodhej brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije 41-vjeçari ishte instruktor qensh. Atij i është dhënë ndihma e parë në spitalin e burgut, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, ndërkohë që ka nisur punë për zbardhjen e shkakut të plagosjes.