Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins në SHBA, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 mijë e 515 raste të reja dhe 2 mijë e 40 të vdekur.
Në total shifra e rasteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar në 1 milion e 69 mijë e 534 raste, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 63 mijë e 6.
Sipas universitetit John Hopkins në shifrat e raportuara përfshihen raste nga 50 shtetet e SHBA-së, rrethi i Kolumbisë dhe raste të riatdhesuara.


