Burrë e grua plagosen me thikë nga nipi në Korçë, policia arreston autorin, fqinjë: Autori është njeri problematik

Burrë e grua janë plagosur me thikë nga nipi në fshatin Pendavinj të Korçës. Fqinjët: Nipi, person problematik.

Ngjarje e rëndë në fshatin Pendavinj të korçës. Ditën e sotme personat me iniciale A.L dhe D.L, burrë e grua, janë plagosur me thikë nga nipi i tyre, 21-vjeçari me iniciale I.J. Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Korçës për të marrë mjekim, ndërsa Policia ka arrestuar autorin. Fqinjtët e çiftit kanë deklaruar se nipi është person problematik. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.