Shkatërrohet banda e rrezikshme e drogës në Catania, në pranga 25 persona, mes tyre 2 shqiptarë

Mediat italiane raportojnë se organizata trafikonte kokainë, marijuanë dhe hashash, e cila thuhet se vinte nga Shqipëria

Shkatërrohet një bandë kriminale në Catania të Italisë, e cila bashkëpunonte me organizatën mafioze Cosa Nostra. Aksioni i Guardia di Finanza është finalizuar me arrestimin e 25 personave, mes tyre 2 shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se organizata trafikonte kokainë, marijuanë dhe hashash, e cila thuhet se vinte nga Shqipëria, transmeton Balkanbweb. Kjo bandë operonte në Italinë e Jugut. Para gjykatës dolën 25 të arrestuarit, 21 prej të cilëve u lanë në burg, ndërsa 4 në arrest shtëpie.

Në kuadër të operacionit ‘Shoes’ u policia italiane sekuestroi 4 kg kokainë, 52 kg marijuanë e 25 kg hashash edhe një arsenal armësh.