Sherr me thikë mes adoleshentëve ne Berat, mbetet i plagosur një person

Policia e Berat ka ndërhyrë duke arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasi Klajdi Qëndro (Jaho), 18 vjec banues në lagjen ‘’30 Vjetori’

Një sherr mes adoleshentëve në qytetin e Beratit ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës, për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur.

Policia e Berat ka ndërhyrë duke arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasi Klajdi Qëndro (Jaho), 18 vjec banues në lagjen ‘’30 Vjetori’’, sepse më pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me mjet prerës thikë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda shtetasit Ervis Haxhillari, 17 vjec.