Formula 1/ Vettel nuk do pilotojë më “kokë-kuqen”

Ferrari dhe Sebastian Vettel kanë zyrtarizuar vendimin “për të mos zgjatur marrëdhënien e bashkëpunimit tekniko-sportiv përtej skadimit të tij, i pritur në fund të sezonit 2020”.

Ekipi Maranello e njoftoi këtë.

“Skuadra dhe unë kemi kuptuar se nuk ka më një vullnet të përbashkët për të vazhduar së bashku pas përfundimit të këtij kampionati”, tha shoferi gjerman.