Ai shtoi se edhe nëse gjendet një vaksinë, do të kërkohet një përpjekje masive e të gjithë vendeve për ta vënë nën kontroll virusin.
“Është e rëndësishme të nënvizohet se ky virus mund të bëhet një tjetër virus endemik në komunitetet tona. Madje ky virus ndoshta nuk mund të zhduket kurrë”- tha dr. Ryan gjatë konferencës, shkruan BBC.
Deri tani në mbarë botën janë raportuar 4 milion e 429 mijë e 969 raste dhe 298 mijë e 180 të vdekur nga Covid-19.



