Aksident në Durrës! Përplasen makinat, 2 persona dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Mësohet se dy automjete janë përplasur në zonën e Portit dhe për pasojë dy persona janë dërguar në spital.

Për fat të mirë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe aksidenti është shoqëruar vetëm me dëme materiale.