Kosovë, TIKA bën promovimin e “Programit Mbështetës për të Diplomuarit në Turqi”

Përmes programit, TIKA synon që të diplomuarit kosovarë në Turqi të kontribuojnë në ekonominë e vendit të tyre...

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinm (TIKA) organizoi një mbledhje promovuese online për “Programin Mbështetës për të Diplomuarit në Turqi”, i inicuar në mënyrë që të diplomuarit kosovarë në Turqi të kontribuojnë në institucionet dhe ekonominë e vendit të tyre, të zhvillojnë infrastrukturën prodhuese dhe të ndihmojnë punësimin në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mbledhjen mori pjesë koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran, i cili iu përgjigj pyetjeve të të diplomuarve në Turqi të cilët kanë shprehur dëshirë për të përfituar nga programi i mbështetjes.

“Nuk sjellim kufizime sektoriale në programin mbështetës. Do t’u japim përparësi projekteve që do të prodhojnë vende pune. Ne i presim projektet e të diplomuarve të cilët duan të krijojnë biznes të ri, që punojnë në sektorin privat ose institucionet publike ose që duan t’i zhvilloijnë fushat profesionale”, theksoi Ceran.

Ndërkaq, Semih Bilurdagi, kryetari i Shoqatës së të Diplomuarve në Turqi nga Kosova (TÜMED), deklaroi se ky program paraqet një mundësi që të diplomuarit të krijojnë biznese të reja.

Ai theksoi se interesimi për programin është i madh.

“Unë dua ta falënderoj TIKA-n për këtë mbështetje për të diplomuarit në Turqi, pas shumë mbështetjeve në shumë fusha që ka bërë për Kosovën deri më sot”, shtoi Bilurdagi.

Aplikimet për programin mbështetës nga i cili mund të përfitojnë të gjithë të diplomuarit kosovarë në Turqi e që duan të krijojnë biznes në Kosovë, zgjasin deri më 29 maj.