Sipas të dhënave, Turqia deri më tani ka kryer 1.508.824 teste për virusin. Ndërkaq, 963 pacientë aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.
“Tejkaluam shifrën 1,5 milion me teste të kryera. Numri i pacientëve në kujdes intensiv dhe të intubuar vazhdon të ulet. Shkalla e pacientëve të shëruar në raport me rastet është 71,8 për qind”, tha ministri turk Koca.
Turqia konfirmoi gjithashtu 2.315 të shëruar të rinj nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 104.030 numrin e përgjithshëm të pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen./AA



