Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në detin e Durrësit, dërgohet drejt morgut

Kufoma e gruas së pajetë është pikasur nga një anije peshkimi, peshkatarët që ndodheshin mbi të kanë lajmëruar policinë dhe kanë nxjerrë trupin në bregdet.

Një trup i pajetë i një gruaje është gjetur në detin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, reth orës 08:30, në zonën e Currilave pranë bregdetit.

Kufoma e gruas së pajetë është pikasur nga një anije peshkimi, peshkatarët që ndodheshin mbi të kanë lajmëruar policinë dhe kanë nxjerrë trupin në bregdet.

Policia kufitare e ka dërguar trupin e gruas në fjalë në portin detar dhe në morg pritet që të bëhet identifikimi dhe mosha e viktimës.

Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çar në mbytjen e gruas në fjalë.