Protesta e djeshme për TK, procedohen aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe këngëtari Stresi

Policia ka proceduar penalisht aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Ata akuzohen për protestë të paligjshme dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.

Policia ka proceduar penalisht aktivistët e Aleancës për Teatrin dhe këngëtarin Stresi për protestën e djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas njoftimit të policisë, të proceduaurit janë Robert Budina, Adriana Kalaja, Neritan Liçaj, Artan Manushaqe dhe Arkimed Lushaj. Ata akuzohen për pjesëmarrje në protestë të paligjshme, kundërshtim i urdhërit të punonjësit publik dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Protesta u zhvilluar një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Thirrja për protestë u bë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Pjesë e protestës u bënë qindra qytetarë, si dhe partitë opozitare së bashku me mbështetësit e tyre. Gjatë protestës pati edhe icidente, ku grupe të ndryshme protestuesish u përleshën ndërmjet tyre. Gjithashtu si pasojë e hedhjes së dy shashkave u plagos në këmbë një gazetare. Protesta e radhës ndërkohë pritet të zhvillohet të mërkurën.