LAJM I FUNDIT/ Basha zbardh takimin me ambasadorët: U kam kërkuar ndihmë, qeveria po largon vendin nga Evropa

Basha u shpreh se ka kërkuar nga ambasadorët ndihmë që Shqipëria të plotësoje kushtet e të afrohet sa më shumë me BE-në.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se ka kërkuar nga ambasadorët ndihmë që Shqipëria të plotësoje kushtet e të afrohet sa më shumë me BE-në.

“Shqipëria po bën hapa prapa, kriza po thellohet. Veprimet e fundit të qeverisë po largojnë Shqipërinë nga Evropa, duhet të plotësohen 15 kushtet e Bundestagut. Kam kërkuar ndihmën nga ambasadorërt që Shqipëria të mund të plotësojë kushtet e integrimit, të hapë negociatat”, u shrpeh Basha.